Edhe Vllaznia mund të fitojë, ka ndodhur pas gjashtë ndeshjeve! Shkodranët po kalojnë një krizë të madhe rezultatesh për shkak të shumë problemeve që nisin me kryesinë e klubit. Por këtë herë me trajnerin e ri Dedja gjendet edhe fitorja e parë.
Pikërisht në transfertë kundër Luftëtarit, ku nuk u gabua për të marrë tre pikët. Goli i vetëm i takmit u realizua nga ana e Zhunior që realizoi me kokë falë krosimit të Likës. Kaq ka mjaftuar që Vllaznia të merrte tre pikët dhe t’i afrohet Bylisit me vetëm një pikë. Këta të fundit e kanë një përballje me Partizanin në ditën e nesërme, me shkodranët që do të jenë tifozët e parë të kryeqytetasve në këtë rast, me shpresën se nuk do të përfundojnë në “Play-Out”. /Sport Ekspres/
Luftëtari: Qyrani, Dragoshi, Duka, Isufi, Kuka, Qato, Hyseni, Haxhiu, Oshafi, Lika, Mehmetllari.
Vllaznia: Sherri, Adili, Malota, Shehi, Kruja, Marku, Gurishta, Zogaj, Shtubina, Lika, Silvio Zhunior.