Nga Klaudio Ndreca
Për të kuptuar vlerën e dikujt, duhet me patjetër që ta humbasësh! Kjo është edhe historia e Veronës me Marash Kumbullën, që me vetëm 130 minuta ndarje të përkohshme, e kupton vlerën e talentit shqiptar.
Ky i fundit u dëmtua në ndeshjen ndaj Sasuolës dhe u largua në pushimin mes pjesëve, atëherë kur rezultati ishte 0-0. Por përfundimi i këtij takimi ishte 3-3, me Veronën që i iku fitorja nga duart në sekondat e fundit.
Për të vazhduar edhe me ndeshjen e sotme ndaj Parmës, ku sërish ka munguar Kumbulla, teksa në ndryshim nga hera e fundit është triumfuar 3-2, por skuadra po çalon në pikën më të fortë. Kjo pasi Juriç ka krijuar një nga ekipet me mbrojtjen më të fortë në Seria A dhe që nuk mund të depërtohet lehtë në prapavijë. Nga ana tjetër kjo shkakton edhe një sinjal alarmi për Veronën që duhet të gjejë një zëvendësues dinjitoz për Kumbullën pasi është bërë një shtyllë kryesore për sukseset e këtij sezoni. Europa është vetëm tre pikë larg… /Sport Ekspres/