“Duhet të kesh çelësat e kamionit, po ti pasagjer je”! Familja e Griezman e quan “kukull” trajnerin e Barcelonës

Barcelona nuk ka qetësi, por vetëm kryengritje brenda grupit. Griezman është futbollisti që ka marrë të gjithë vëmendjen ndërsa në ndeshjet e fundit po përdoret nga Setien si një lojtar stoli. Madje ndaj Atletiko Madridit do të aktivizohej në minutën e 89 të takimit, duke u harruar fakti që katalanasit derdhën shumë të madhe parash për të marrë yllin e La Liga-s.

Trajneri Setien do të shprehej se nuk do t’i kërkojë falje Griezman për atë aktivizim aq të vonë, por do të diskutonte me të. Menjëherë erdhi edhe një koment në “Instagram” nga babai i lojtarit i cili shkruante: “Për të folur duhet të kesh çelësat e kamionit, po ti pasagjer je”. Pra duke e etiketuar Setienin si një “kukull”, ku të gjitha vendimet i marrin të tjerët. Por menjëherë statusi do të fshihej, ndërsa edhe vëllai i Antoine Griezman nuk do të qendronte në heshtje në “Twitter”: “Po më vjen të qaj…dy minuta”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *