Lazio ka bërë përmbysjen e radhës në Serie A duke mposhtur Torinon në shifrat 1-2. Goli i fitores ka ardhur në minutën e 72-të nga Parolo për të sjellë kështu festën te bardhekaltrit. Lojtarët do të shpërthenin nga gëzimi në ato momente, por nuk do të ishin të vetëm në këtë pjesë. I gjendur jashtë pankinës për shkak të kartonit të kuq të marrë ndaj Fiorentinës, Simone Inzagi e ka përjetuar në mënyrën e tij golin.
Trajneri i Lazios e ka shoqëruar aksionin me britma e ulërima dhe ka kulmuar “çmendurinë“ e tij me përplasjen e derës. Normalisht që emocionet janë të vështira të përmbahen në një moment të tillë, pasi ai gol e dërgon skuadrën në 1 pikë larg Juventusit kryesues./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
C'avete presente quando dite
"Sai io vivo male le partite"Ditelo a lui. ?#TorinoLazio #Inzaghi pic.twitter.com/kY4i717CLJ
— Massimiliano (@IlLunaticoMax) June 30, 2020