“Refuzova mega ofertën e Liverpulit”, Avdijaj zbulon pengjet e së shkuarës: Më kërkonte edhe Reali i Madridit

Donis Avdijaj është në kërkim të një destinacioni të ri për të ardhmen e tij, teksa aventura me Hearts ka përfunduar tashmë. Sulmuesi shqiptar rrëmbeu vëmendje të madhe në të shkaurën me kalimin te Shalke, ku pritshëmritë ishin të mëdha dhe shifrat që vendosin për emrin e tij ishin po të tilla.

Megjithatë karriera nuk i eci në mënyrën më të mirë, pasi vitet e fundit ka ndërruar shumë skuadra në një kohë të shkurtër. Në një intervistë për “Sport1”, futbollisti shqiptar ka folur për të shkuarën e tij dhe tregon pengun më të madh, refuzimin e Liverpulit dhe Realit të Madridit.

“Gabimi im më i madh, për të cilin ndjej keqardhje të hidhur, ishte refuzimi i një tjetër mega oferte nga Liverpool para se të nënshkruaja kontratën e gjatë me Schalke, e cila ishte një çështje afër zemrës sime. Kam pasur edhe një nga Real Madridi.

Tashmë kam shumë kërkesa nga klubet. Unë duhet të hetoj së pari. Unë duhet të bëj një plan për veten time, ku dua të shkoj, çfarë është më e mira për mua, dhe si të vazhdohet. Ka shumë bisedime që po vazhdojnë. Asnjëherë nuk kam dyshuar në veten time. Unë jam akoma i bindur për veten time. Në shumicën e stacioneve të mia të kaluara, ala sportive flet vetë”, ka thënë Avdijaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *