Lazio tregohet si Tirana në Serie A. Të dy ekipet kanë qenë mrekullia në kampionatet përkatëse, ndërsa një tjetër e përbashkët e madhe qendron te përmbysja. Bardhekaltrit kanë kthyer përmbys shifrat ditën e sotme ndaj Torinos, ku nga 1-0 e kanë mbyllur takimin në avantazhin e tyre 1-2. Një rezultat që të sjell në mendje edhe Tiranën, që bëri të njëjtën gjë përballë Skënderbeut.
Beloti do të shënonte fillimisht nga pika e bardhë e penalltisë në pjesën e parë, por me fillimin e të dytës Immobile do të sillte baraspeshën. Për të ardhur më pas në minutën e 73-të, kur skenën do e rrëmbente Parolo, që me golin e tij i jep edhe fitoren ekipit.
Por nëse bardheblutë e kanë tashmë rrugën të pastër drejt titullit, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Lazion. Në Itali ka një Juventus që dominon gjithçka në vitet e fundit. Bardhezinjtë vijojnë të jenë në krye, duke i prishur kështu mrekullinë Lazios, të cilët me sezonin e bërë vetëm titulli i mungon./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/TwitSporHaber/status/1278043096773771264