Formacioni më i mirë i javës së 31 në Superiore nga “Sport Ekspres”, dominojnë lojtarët kryeqytetas dhe të Teutës

Java e 31 është lënë pas në Superiore me kryendeshjen Skënderbeu-Tirana, që përfundoi në shifrat 1-2. Por pa harruar edhe takimet e tjera të zhvilluara që kanë dhuruar emocione në futbollin shqiptar.

“Sport Ekspres” ka ndërtuar me trajnerin Oltijon Kërnaja formacionin më të mirë të kësaj jave. Atje shohim se ka një dominim të lojtarëve kryeqytetas, pra të Partizanit dhe Tiranës, por pa harruar edhe tre elementet e Teutës që kanë lënë gjurmën e tyre kundër Vllaznisë si Arapi, Vila dhe Kallaku. Flamurmbajtësi i Flamurtarit është Ardit Hoxhaj në atë fitore tenistike ndaj Luftëtarit, ndërsa nuk mund të mungonte edhe Limaj te Kukësi. /Sport Ekspres/

(1-3-4-3)

 

Hoxha- Rikthehet kapiteni i Partizanit, rikthehet edhe qetësia në portën e kuqe. Deciziv ndaj sulmeve të Laçit. Eviton goditjet e Naëbuezes dhe Grecës.

Muça- I vetmi që nuk u lëkund tek Tirana edhe gjatë pjesës së pare, lider i vërtetë.

Arapi- Kapiteni durrsak vazhdon me paraqitjet e mira. Falë formës së Arapit dhe shokëvë të repartit, Teuta ka mbrojtjen më te mirë ne kampionat.

Bitri- Thuajse të gjitha duelet e fituara me sulmuesin e rrezikshëm të Lacit, Nëabueze.

Limaj- Kukësi kishte vështirësi ndaj Bylisit, por Vesel Limaj ishte lojtari që punoi më shumë ndaj një mesfushe të ngjeshur si ajo e ballshiotëve.

Sherif Kallaku-  Nëse Teuta ka mbrojtjen më të mirë te kampionatit kjo vjen si arsye sepse repartin e sulmit i’a ka dorëzuar Kallakut,  i cili deri tani po e ben shkëlqyer repartin ofensiv.

Cobina- Anësori i Tiranës ishte rrezik konstant në ndeshjen kundë Skenderbeut! Perveçse insiativave personale, dhuroi dhe një asist për Ngo.

Lorenzo Vila-Këmbëshpejti durrsak edhe këtë ndeshje në Shkodër ishte ne lartësine e kërkuar! Zbulim i sezonit ne Durrës!

Cinari- Vazhdon të jetë më produktivi i repartit ofensiv tek të kuqtë! Golashënues!

Ardit Hoxhaj- Tre gola në një ndeshje janë tregues se Flamurtari e ka sulmusin brenda familjes, nuk ka nevojë për merkato, sa në Brazil apo Argjentinë!

Ngo- Atëherë kur duhet, golat e anglezit viinë në momentin me të duhur për Tiranen, 2 gola me aromë titulli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *