VIDEO/ Të pish kokainë mbi kapelen e policit, tifozët e Liverpulit shfrenohen pas 30 vitesh pritje

Jo pak, por 30 vite pritje ishin ato të Liverpulit për të mbërritur te titulli kampion. Një kohë e gjatë që u përnbush me ardhjen e Jurgen Klop, trajneri i cili kishte aftësinë për të vendosur diktatin e kuq në Premier League.

Megjithëse ky triumf erdhi jo në kohën e dëshiruar për shkakun e pandemisë dhe kufizimeve të vendosura në çdo shtet. Por kur bëhet fjalë për të festuar një titull, e për më tepër në Angli, atëherë rregullat janë bërë për t’u thyer. Tifozët kanë dalë në shesh të alkolizuar dhe shpeshherë duke pasur përplasje me policinë. Ndërkohë ajo që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale është shfrenimi i një tifozi që pi kokainë mbi kapelen e një polici. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *