Në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë të insistojnë se Ilir Daja do të jetë trajneri që do të zëvendësojë Gjokën te Shkëndija e Tetovës. Këtë herë është “Sportmedia.mk” që shkon edhe më tej duke zbuluar detaje të tjera.
Dëshira e madhe e Dajës ishte për të marrë me vete edhe sulmuesin e Partizanit, Eraldo Çinarin. Mbetet të shihet sesa do të arrihet marrëveshja për këtë transferim, por mbi të gjitha për zyrtarizimin e Dajës si trajneri i Shkëndijës. Gjithçka varet nga përgjigja që Skënderbeu pret nga Gjykata Federale ku nëse do të jetë negative, atëherë me shumë mundësi trajneri aktual i korçarëve do të drejtojë kuqezinjtë e Tetovës. /Sport Ekspres/