Vijon stërvitja me ekipet përfaqësuese rajonale, Mema: Këtu i kemi shpresat më të mëdha për të ardhmen

Ditën e sotme ka vijuar stërvitja e radhës për moshat U-13, U-14, U-15, ku nuk mungonte prania e trajnerëve të ekipeve kombëtare. Muajin e ardhshëm do të zhvillohet edhe turneu i përfaqësuese rajonale dhe të gjithë fëmijët janë duke u stërvitur për të qenë gati.

Ndërkohë ditën e sotme në seancën stërvitore ka qenë i pranishëm edhe specialist pranë sektorit të Ekipeve Kombëtare në FSHF, Sulejman Mema. Ku i fundit ka treguar shpresat e mëdha që vijnë nga ky brez, që nëse dëshirojmë të jetë i suksesshëm, atëherë duhet një bashkëpunim i madh edhe me trajnerët e ekipeve ku këta futbollistë të vegjël stërviten./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Njoftimi i FSHF-së:

Ekipet përfaqësuese të zyrës rajonale të Tiranës kamë zhvilluar ditën e sotme seancën e radhës stërvitore me ekipin e U-13, U-14, U-15 ku ishin të pranishëm edhe trajnerët e ekipeve kombëtare.
Ata vijojnë punën në trajnimin e tyre, për të përzgjedhur futbollistët më të mirë të këtyre zonave. I pranishëm në njërën prej seancave të sotme ishte edhe specialisti pranë sektorit të Ekipeve Kombëtare në FSHF, Sulejman Mema, i cili theksoi se trajnerët e klubeve duhet të bashkëpunojnë fort me trajnerët e ekipeve kombëtare, pasi baza është stërvitja me klubet ku ata aktivizohen.

Në një prononcim për FSHF.org, Sulejman Mema u shpreh: “Është viti i tretë që Federata Shqiptare e Futbollit operon me këtë mënyrë seleksionimi në tetë zona rajonale të Shqipërisë, ku një herë në javë trajnerët e ekipeve, të cilët ne kemi përzgjedhur, trajnojnë futbollistët e moshave U-13, U-14 & U-15. Ata përqendrohen në përmirësimin e cilësive teknike, si edhe rritjen taktike, për të pasur një brez me aftësi shumë të mira. Këta fëmijë janë pjesë e ekipeve kombëtare dhe ne këtu i kemi shpresat më të mëdha për të ardhmen. Duhet të përkushtohen, një ditë në javë do t’u bëjë mirë këtyre fëmijëve dhe i orienton shumë mirë kjo stërvitje e përjavshme, që ne organizojmë, sepse baza është stërvitja që zhvillojnë nëpër klube. Ndaj duhet të jenë të përgjegjshëm dhe klubet, edhe trajnerët e klubeve, për t’i rritur nga ana cilësore vetëm duke punuar në aspektin teknik me këto grupmosha. Të gjithë trajnerët e ekipeve kombëtare janë të shpërndarë nëpër rrethe për të ndjekur stëvitjet, për të bashkëpunuar me trajnerët në stërvitje, për të zgjedhur vlerat më të mira dhe për t’i rritur vlerat e këtyre futbollistëve që ne kemi përzgjedhur”, – tha Mema.

Ndërkaq, ekipet përfaqësuese të zyrave rajonale të FSHF në të gjithë vendin kanë vijuar programin stërvitor me ekipet e të gjitha moshave në prag të turneut të përfaqësueseve rajonale, që zhvillohet muajin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *