Teksa dukej se ishte gjithçka gati për mbrëmjen e të shtunës, fatkeqësisht Ramiz Brahimaj nuk do të zhvillojë ndeshjen e tij të parë në arenën më të madhe të MMA. Sot presidenti i UFC, Dana Ëhite, ka njoftuar kompaninë se dy anëtarë të stafit trajnues të Brahimaj kanë dalë pozitivë me koronavirus. Për këtë arsye menjëherë është gjetur një luftëtar i ri për të zëvendësuar Ramizin.
Ramiz Brahimaj do të jetë shqiptari i dytë që ndeshet në kompaninë më të fashme për MMA në botë, pas Ilir Latifit. Ai ka në zotërim një rekord fantastik, 8-2, ku të tetë fitoret i ka me dorëzimeve. Në botën e MMA-së ai quhet ndryshe ‘’mbytësi’’, pasi aftësinë për të dorëzuar kundërshtarin e ka të përkryer. /Sport Ekspres/