Flamurtari ka marrë një fitore të thellë dhe duke i surprizuar të gjithë në Superiore. Në shifrat 6-1 ka përfunduar përballja ndaj Luftëtarit, me vlonjatët që kanë marrë një tjetër fytyrë për 90 minuta.
Nëse ky takim e ka pasur një personazh, padyshim që është Hoxhaj me tripletën. Në minuën e 56, 71 dje 75 do të tundte rrjetën e kundërshtarëve, për të marrë kështu topin në shtëpi. Një dopietë erdhi edhe nga Ribaj, që e hapi ndeshjen në minutën e 8 dhe e mbylli në të 87.
Ndërkohë që golin tjetër të Flamurtarit e realizoi Lukas Ramos, ndërsa të bluzinjtë do të ishte Oshafi nga pika e bardhë që tundi rrjetën e vlonjatëve. Pas kësaj fitore, Flamurtari ka arritur që ta parakalojë Luftëtarin në renditjen e Superiores, megjithëse ndajnë të njëjtat pikë. /Sport Ekspres/
Do të na duhet shumë kohë që të shohim një tjetër Flamurtari-Luftëtari që të zhvillohet në Superiore. Të dyja ekipet që kanë rënë matematikisht në Kategorinë e Parë do të kenë një duel të fundit për këtë sezon në Superiore. Më poshtë mund të shihni edhe vendosjet të trajnerëve sa i përket Flamurtarit dhe Lufëtarit, që e zhvillojnë këtë përballje mes një dorëzimi për kampionatin që nuk shkoi ashtu siç e dëshironin.
Flamurtari: Moçka, Gocaj, Qarri, Pjeshka, Muçollari, Lukas Ramos, Indio Oliveira, Karlos Henrike, Rrapaj, Ribaj, Hoxhaj
Luftëtari: Shala, Dragoshi, Lala, Kukaj, Hyseni, Çela, Çelaj, Lika, Mehmetllari