Kupa e Shqipërisë/ Goglat përcaktojnë përballjet, ekipet gjysmëfinaliste njihen me kundërshtarët

Mëngjesin e sotmë është mbajtur edhe shorti për të përcaktuar gjysmë-finalet e Kupës së Shqipërisë në ambientet e “Air Albania”. Katër ekipet e gjendura në këtë fazë janë njohur me kundërshtarët që do të kenë përballë në fushën e gjelbër. Përplasja mes dy pretendenteve kryesore, Kukësi dhe Tirana është shmangur.

Bardheblutë do të kenë përballë Bylisin, ndërsa Kukësi duhet të kalojë Teutën e Martinit për të siguruar një vend në finale. Skuadra mallakastriote dhe verilindorët do t’a luajnë ndeshjen e parë në shtëpi, e cila do të zhvillohet më 2 korrik. Ndërkohë ndeshja e kthimit do të zërë vend në 15 korrik, për t’i lënë më pas vendin finales më 2 gusht./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 Gjysmëfinalet e Kupës

Kukësi – Teuta

Bylis-Tirana

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *