Nga Klaudio Ndreca
Slavia e Pragës ka arritur të fitojë titullin në Çeki ndërsa ka mposhtur Viktoria Plzen të vendit të dytë me shifrat 1-0. Një triumf që ka sjellë festë të madhe pasi është ngritur titulli kampion.
Peter Olainka ka pësuar një dëmtim që e ka lënë jashtë fushës së blertë, por kurrsesi nuk mund të mungonte në këtë moment të veçantë. Me puro dhe në stilin e Bob Marley, është kjo mënyra sesi është fotografuar nga klubi i Slavias.
Ndërkohë që jemi ende në rritjen e shifrave të infektuarve për shkakun e pandemisë, kjo nuk përbën aspak problem për tifozët çekë që hedhin tutje gjithë rrezikun. Një organizim madhështor është bërë nga ana e tifozëve që nuk mund të qëndronin në shtëpi kur skuadra e zemrës arriti suksesin e madh. /Sport Ekspres/