Reali i Madridit do të ngushtonte diferencën e madhe të pikëve me Barcelonën në kampionatin spanjoll, madje duke marrë vendin e parë. Por në mediat spanjolle dhe nga katalansit ka pasur akuza që madrilenët janë favorizuar nga arbitrat.
Ndeshja me Sociedadin ishte ajo që krijoi polemikat teksa Januzajt iu anullua një gol i rregullt, ndërsa dyshime kishte edhe te realizimi i Benzemas, se fillimisht ishte ndalur me dorë.
Në lidhje me këto akuza ka folur edhe Serxho Ramos i cili është shprehur: “E gjithë kjo zhurmë erdhi pasi morëm vendin e parë, nuk folën kaq shumë më herët. VAR mund të na ndihmojë ose të na dëmtojë, por nuk ka ndeshje të paracaktuara. Me gjithë këtë zhurmë duket sikur ne duhet të falenderojmë arbitrat që jemi në kryesim. Mos lejoni që të bëjnë filma për veten e tyre”, u shpreh Ramos. /Sport Ekspres/