VIDEO/ Kukësi publikon videon me prova: E analizuam punën e Metës, dështoi ndaj Laçit

Kukësi humbi në transfertën ndaj Laçit në shifrat 2-0, duke u larguar më shumë nga titulli kampion. Kjo ndeshje mund të ketê vendosur edhe fatin e Superiores pasi ndikon edhe në anën psikologjike të verilindorëve. Por te këta të fundit nuk po përtypen ende vendimet e arbitrit Kridens Meta, duke dalë me një reagim për gabimet e bëra dhe me një video ku tregohen raste konkrete. /Sport Ekspres/

Reagimi i plotë

Përshëndetje! Pas ndeshjes me Laçin, kemi analizuar edhe njëherë ndeshjen dhe gjyqtarin Kridens Meta e asistentët e tij të cilët nuk kanë arritur të sigurojnë mbarëvajtjen e ndeshjes. Duke filluar me një penallti të mohuar ndaj Abazajt e deri te kartonët e shumtë kundrejt skuadrës sonë dhe kursimeve ndaj Laçit.

1- Ndërhyrje në zonë por nuk akordohet penallti.

2 – Nderhyrje ndaj Abazaj, konsiderohet e rregullt

3- Goditje këndi për Kukësin, akordohet pozicion jashtë loje i padrejtë

4- Nderhyrje nga mbrapa Gavazajt, s’ka faull, Turkaj që shkakton ndërhyrjen ishte edhe i ndëshkuar)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *