Mediat italiane kanë raportuar ditën e sotme se Arrigo Sarri nuk do ta aktivizojë mesfushorin më të rëndësishëm të ekipit, Miralem Pjaniçin. Ndeshja përballë Bolonjës është mjaft e rëndësishme, pasi një disfatë do t’i kushtonte bardhezinjve vendin e parë. Kjo do t’i përkeqësonte akoma më shumë gjërat pasi jo më larg se 5 ditë më parë, juventinët u mundën nga napoletanët nga pika e bardhë e penalltive në finalen e Kupës së Italisë. Gazeta e njohur italiane ‘’La Stampa’’ tregon se ka patur një përplasje mes trajnerit dhe mesfushorit.
Për këtë fakt italiani I ka njoftuar lojtarit se kush është “shefi” duke e lënë në pankinën e rezervë për ndeshjen e radhës. Kjo nuk është hera e parë që lojtarët e Juventusit shfaqin pakënaqësi ndaj teknikut të tyre. Edhe Kristiano Ronaldo ka shprehur dëshpërimin e thellë për pozicionin e vendosur nga Sarri. Portugezi ka deklaruar se dëshiron të luajë si sulmues krahu dhe jo qendror në vend të Higuanit. Një vit më parë pas një përplasje mes Ronaldos dhe trajnerit, ky i fundit e la në stol për dy ndeshje radhazi. Në itali e kanë cilësuar Sarrin si një diktator. /Sport Ekspres/