Nga Klaudio Ndreca
Josep Maria Bartomeu është duke punuar në këtë kohë për të rinovuar kontratën e yllit të Barcelonës, Leo Mesit. Për këtë arsye ka pasur shumë takime me babain e sulmuesit argjentinas, Jorge Mesi.
Palët kanë rënë dakort për pikat kryesore të marrëveshjes dhe në ditët në vazhdim do të vijë edhe zyrtarizimi i kësaj dashurie që vazhdon. Kontrata e re do të jetë edhe për dy vite të tjera që do ta mbajë Mesin te Barcelona, pra deri në qershor të 2023.
Asnjë rritje nuk do të ketë pagesa e yllit të futbollit botëror dhe kjo nisur nga kriza që kanë pësuar klubet pas rënies së pandemisë. Por kryesorja dhe një kusht “alla Mesi” në kontratë, është se ky sulmues nuk do t’i nënshtrohet, ashtu siç ka bërë gjithmonë. Pra atje do të gjendet edhe një mundësi largimi nëse shihet e nevojshme, ku vetë lojtari në fundin e çdo viti do të vendosë për të ardhmen e tij nëse mund të luajë ose jo në nivele të larta. /Sport Ekspres/