Ku do të shkojë Elseid Hysaj? Kjo është një pyetje që ngrihet sa herë hapet merkato në futboll, ndërsa menjëherë nisin edhe emrat e ekipeve që kërkojnë shërbimet e mbrojtësit shqiptar. Por fundi është i njëjtë, me lojtarin kuqezi që vazhdon të luajë në skuadrën që e solli Mauricio Sarri, njeriu që e formoi tek të rinjtë e Empolit.
Pak javë më parë ishte menaxheri i futbollistit, Xhuifredi, që i dërgoi një letër presidentit De Laurentis ku njoftoi largimin e Elseid Hysajt. Por mesa duket situata ka ndryshuar dhe mbrojtësi do të vazhdojë që të jetë pjesë e Napolit. “Tuttosport” ka shkruar se trajneri Gatuzo e ka si alternativë të parë dhe Hysaj do të vazhdojë që të mbetet me skuadrën që luan aktualisht. /Sport Ekspres/