Gjenda në klubin e Akhisarsporit nuk duket aspak e qetë dhe këtë e konfirmojnë 12 rastet pozitive me Covid-19 në ekip. Këtë e konfirmon vetë futbollisti i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, me anë të një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Instagram”. Cikalleshi zbulon se janë zgjuar të shokuar mëngjesin e sotëm pas këtij lajmi, por për fat të mirë sulmuesi kuqezi pohon se gëzon shëndet të plotë dhe nuk është prekur nga ky virus.
Por si për të mos mjaftuar kjo, lojtai kavajas na njeh edh me paradoksin e madh, teksa skuadra e tij ditën e nesërme duhet të zbresë në fushë për të luajtur ndeshjen e parë pas ndërprerjes së gjatë. “Çfarë nuk nav ret na bën më të fortë” beson Cikalleshi, i cili e ka të qartë se në takimin e nesërm do të zbresin më të fortë se kurrë në fushën e lojës për personat e prekur nga Koronavirusi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/