Laçi-Kukësi 2-0 Lushkja 37′, Selmani 70′
Një fitore e madhe ka ardhur për Laçin në ndeshjen e sotme, teksa i’a ka dalë me rezultatin 2-0 ndaj Kukësit. Kjo përballje ka folur më tepër për kurbinasit, që do të kalonin të parët në avantazh pas aksionit të bukur që u finalizua me saktësi nga ana e Lushkjes.
Për të mbërritur te goli i dytë, atje ku 19-vjeçari Selmani dërgoi me kokë topin në rrjetë, për t’i dhënë fund shpresës së verilindorëve. Ky ishte goli i parë që realizon ky futbollist, ndërsa edhe babai i tij zbriti në fushë duke mos i përmbajtur emocionet.
Kjo ka ardhur edhe si një mrekulli për Tiranën e Egbosë, që mesa duket nuk do t’i falet Laçit vetëm për Kishën, por edhe për ekipin e futbollit. Falë kësaj fitore të kurbinasve, kryeqytetasit kthehen edhe njëherë me 9 pikë diferencë, kur kanë mbetur edhe vetëm 6 ndeshje nga fundi. /Sport Ekspres/
Laçi: Stajila, Fangaj, Ignjatovic, Selmani, Turkaj, Shehu, Deliu, Lushkja, Xhixha, Teko, Greca
Kukësi: Xhika, Maliqi, Teqja, Lulaj, Musta, Musolli, Limaj, Rroca, Et’hemi, Abazaj, Shkurtaj.