Xherdan Shaqiri nuk do të zbresë në fushën e gjelbërt edhe pas pushimi të gjatë për shkak të COVID-19. Futbollisti me origjinë shqiptare nuk është i gatshëm fizikisht, prandaj do ta kalojë edhe këtë javë në shtëpi, pasi trajneri i Liverpulit nuk e ka grumbulluar. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë gjermani Klop, i cili tha se Shaqiri nuk është i gatshëm të luajë ndaj Evertonit.
“Shaqiri është i lënduar dhe nuk është gati, por është duke u përmirësuar fizikisht. Për momentin është duke u stërvitur individualisht, larg ekipit të skuadrës”, ka thënë Klop gjatë konferencës për shtyp.
28-vjeçari nga Kosova këtë edicion ka pasur shumë probleme me lëndime dhe ka luajtur në vetëm 10 takime në të gjitha kompeticionet. E ardhmja e tij është e pasigurtë dhe shumë media pranojnë se Shaqiri është i hapur për një largim nga Liverpuli./Sport Ekspres/