“I sëmurë mas teje… e s’du me u shëru”/ Tifozët e Tiranës nuk e lënë ekipin vetëm, ja banderola e shpalosur në “Selman Stërmasi“

Tirana është rikthyer sërish sot te fitorja, ku pastër ka mundur Vllazninë në shifrat 3-0. Një motiv shtesë këtë herë kanë qenë edhe tifozët. Megjithëse nuk mund të jenë në shkallët e stadiumit për shkak të rregullave të vendosura si pasojë e pandemisë Covid-19, “Tirona Fanatics” e kanë gjetur gjithnjë mënyrën për të përkrahur skuadrën e zemrës.

Nëse në Durrës do të kthenin pallatet përreth në stadium, këtë herë tifozët bardheblu kanë vendosur një banderolë në tribunën kryesore të stadiumit. “Qyteti im Tirona, dashni kom vec per ty…
Jom i semur mas teje…e sdu me u sheru!”, shkruhej në banerin e shpalosur nga “Tirona Fanatics”. Mesazh i qartë ky për dashurinë ndaj ngjyrave të klubit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Image may contain: outdoor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *