Marash Kumbulla është një nga emrat më ta lakuar në Itali këtë sezon. Falë sezonit fantastik të deritanishëm mbrojtësi kuqezi është vënë në shënjestrën e klubeve më të mëdha në Serie A, ku Interi dhe Juventusi duken në luftë të hapur për shërbimet e lojtarit.
Por interesi për të duket se ka qenë i hershëm. Këtë e zbulon vetë presidenti i Veronës, i cili për “La Gazzetta dello Sport” ka thënë se shumë klube ishin vënë pas Kumbullës që në janarin e vitit të kaluar, kur ende nuk kishte debutuar në elitën e futbollit Italian.
“Ne nuk kishim dyshim për cilësitë njerëzore dhe teknike të Kumbullës. Ai ka mendjen e një të rrituri. Në janar të vitit 2019 kishte disa klube pas tij, por ne ishim të bindur se ai mund të rritej më tej”, u shpreh Maurizio Setti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/