VIDEO/ E vetmja mënyrë për ta ndalur, Uzuni fiton penallti në minutat e fundit dhe shpëton Lokomotivën nga humbja

Lokomotiva e Zagrebit nuk bën dot pa “bandën e shqiptarëve“ dhe ky tashmë është bërë fakt, që u vërtetua edhe njëherë tjetër ditën e sotme. Skuadra kryeqytetase ka marrë një barazim 2-2 në minutat e fundit kundër Rijekës. Goli i parë do të vinte nga këmbët e Kastratit, i cili pas një pasimi perfekt nga Cokaj mposhti portierin kundërshtar për të zhbllokuar takimin. Rijeka përmbysi gjithçka në pjesën e dytë, por në fund do të ishte Uzuni që do të nxirrte Lokomotivën nga situata.

Këtë herë sulmuesi shqiptar nuk e dërgoi topin në rrjetë, por e dërgoi atë në pikën e bardhë të penalltisë. Futbollisti beratas nuhati një krosim të rrezikshëm në zonë dhe ishte gati të shkonte drejt sferës për ta shtyrë drejt portë, kur mbrojtësi kundërshtar e tërheq nga pas si mënyrën e vetme për ta ndalur nga shënimi i golit.

Uzuni i kërkon arbitrit të shuajë dyshimet me VAR-in dhe pas rishikimit të pamjeve gjithçka është e qartë dhe gjyqtari drejton dorën nga pika e bardhë e penalltisë. Aty ku Karaçiç nuk gabon, duke bërë që Lokomotiva të dalë me një pikë nga kjo transfertë. Tashmë kryeqytetasit mbajnë vendin e 4-t në renditje, me dy pikë më pak se vendi i dytë, që mbahet pikërisht nga Rijeka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *