Nga Klaudio Ndreca
Në Gjermani nuk ka surpriza as në këtë sezon sa i përket fituesit të kampionatit, atje ku Bajerni i Mynihut ka arritur që të triumfojë sërish. Me fitoren e sotme në rezultatin 0-1 falë golit të Levandovskit kundër Ëerderit, shpallen matematikisht si kampion duke lënë mbrapa Dortmundin.
Puthjet dhe përqafimet nuk mund të mungonin në fundin e takimit, pavarësisht rregullave që janë vendosur për shkakun e pandemisë. Gjithashtu edhe një festim mjaft i veçantë ka ardhur në mbyllje të kësaj ndeshje, atje ku sigurisht që u ndie jo pak mungesa e tifozëve për këtë arritje të madhe. Gjithsesi lojtarët e Bajernit kanë shkuar tek drejtuesit e tyre për të bërë “Ole-n” e famshme. /Sport Ekspres/