Leopard, xhaguar apo njeri? Befasohet edhe vetë, Alphonso Davies thyen rekordin e shpejtësisë në Bundesliga

Alphonso Davies u shpall mbreti i sprintit ditën e sotme, ndërsa regjistroi shpejtësinë më të lartë në historinë e kampionatit gjerman. Lojtari pati një shpejtësi të lartë prej 36.51 km/orë në pjesën e parë. Shifra të tilla vështirë se mund t’i arrijnë njerëzit dhe jemi mësuar t’i shohim te kafshët më të shpejta në botë, si leopardi, xhaguari apo puma.

Ky fakt bëri xhiron e rrjeteve sociale, pasi në rrjetet sociale mbështetësit e futbollit shpërthyen në komplimente në favor të 19 vjeçarit, që e vendos veten në librin e historisë që në hapat e para të karrierës si futbollist profesionist. I pyetur nga gazetari në fundin e takimit mbi reagimin që kishte për këtë rekord, Davies ka mbetur i befasuar edhe vetë, pasi nuk e dinte një gjë të tillë. Ky lojtar iu bashkua bavarezëve në vitin 2019. Davies gjithashtu është cilësuar nga mediat gjermane si një nga talentet kryesore jo vetëm të Bundesligës, por dhe të kompeticioneve europiane./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *