“Problemi te lufta e brirëve, në fund e pësoi fanella“, Idrizi tregon takimin me lojtarët: I thashë të jemi si burra dhe jo zoranikë ordinerë në fushë

Flamurtari ka prekur fundin këtë sezon, teksa ka rënë zyrtarisht nga Kategoria Superiore. Diçka kjo që nuk i shkon aspak përshtat një fanelle me shumë peshë në futbollin shqiptar e që i ka dhënë shumë këtij të fundit përgjatë viteve. Megjithatë situata e rëndë ekonomike ka sjellë situatën deri në këtë pikë. Administratori i klubit vlonjat, Sinan Idrizi, ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin “Sport News Sport“ në “News 24”, ku ka folur për gjendjen e Flamurtarit. Idrizi bën me dije se është i gatshëm të lërë skuadrën në rast se deri në datën 31 korrik dikush dëshiron të marrë në zotërim klubin, ndërsa mban përgjegjësitë e tij për dështimin e këtij sezoni.

“Fshati që duket nuk do kallaus. Është një situatë që askush nuk e meritonte. Përgjegjësitë e kam thënë që janë të mijat. Problemi është te lufta e brirëve. Në fund e pësoi fanella, e pësoi qyteti. Nuk ishte luftë me mullinjtë e erës. Unë kisha 1 vit e gjysëm që thoja duhet të përcaktojmë rolin tim. Në përfundim u bë një situatë as mish as peshk.

Jo më larg se para 3 ditësh, pas humbjes me Skënderbeut, i kam thënë që të jemi në fushë si burrat dhe jo zoranikë ordinerë. Historikë e tavolinave nuk kanë ekzistuar dhe nuk ekzistojnë. Tolerimi do jenë 0. Në këto 6 vite që unë kam, nuk kam vjedhur asnjë dollarë dhe nuk kam bërë kurrë aleancë. Për këtë të jeni të qartë dhe të sigurt”.

Unë kam ardhur që të investoj në sport, me kusht që të kem të qartë pozicionin tim. Nuk ka arsye që të akuzojmë të dytë apo të tretë. Është dështimi im i drejpërdrejtë. Nëse do të ketë një ofertë konkrete nga biznesmenë vlonjat, 31 korrik unë do t’ia dorëzoj skuadrën. Para 6 vjetësh nuk kishte banjë në stadium dhe tribunë ku të rrije. Në të kundërt unë do të jap ofertën time me kusht që të dalë ligji i sportit dhe të miratohet projekti Vlora Sport. Të ndërtojmë një bord ekzekutiv që të merret ai me ndërtimin e futbollit”, ka deklaruar Sinan Idrizi për “Sport News Plus”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online