Trabzonspori ka marrë vendin e parë të klasifikimit në Turqi pas fitores me rezultatin 1-3 ndaj Goztepes. Nwakaeme realizoi golin që hapi takimin në minutën e 16, ndërsa Kaleb Ekuban dyfishoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisës, me nisjen e pjesës së dytë.
Ish-sulmuesi i Partizanit ka qenë një prej lojtarëve më të mirë të Trabzonsporit, teksa pavarësisht dëmtimeve që e kanë penguar jo pak, i ka dhënë një dorë të madhe skuadrës sa herë që aktivizohet në fushën e lojës.
Ozturk do të ngushtonte diferencat në të 57-ën, por ishte Omur që vulosi fitoren për të dalë me shifrat 1-3 nga kjo përballje. Trabzonspori mban vendin e parë me 3 pikë më tepër se Bashakshehiri në elitën e Turqisë, por edhe me një ndeshje më shumë të luajtur. /Sport Ekspres/
#CalebEkuban scored a penalty kick for his side Trabzonspor in 3-1 victory over Goztepe ?? Check out the goal ? pic.twitter.com/ooASGzkoTp
— Blackstars Worldwide (@AllDayBlackstar) June 12, 2020