Formacionet zyrtare te Juventus-Milan/ Bardhezinjtë të frikësojnë në sulm, Vrioni e bën sefte në stol

Juventus-Milan do të nisë në orën 21:00 dhe futbolli do të rikthehet në Itali me këtë përballje. Pavarësisht faktit se do të luhet pa tifozë, kjo ndeshje do të sjellë emocionet e munguara, pasi është e para në këtë vend që pas shpërthimit të pandemisë.

Ndërkohë me shumë vëmendje dhe kërshëri pritet edhe nga sportdashësit shqiptarë pasi disa minuta mund të ketë edhe për Xhakomo Vrionin, që e nis këtë takim nga stoli. Sulmi i bardhezinjve është vërtet i frikshëm teksa nga minuta e parë e nis Douglas Costa-Dibala-Ronaldo, ndërsa Milani kërkon të marrë një fitore grupi, duke parë cilësitë më të pakëta që ka në dizpozicion sesa kundërshtari. /Sport Ekspres/

Juventus: Buffon; Danilo, De Ligt, Bonucci, Alex Sandro; Bentancur, Pjaniç, Matuidi; Douglas Costa, Dybala, C.Ronaldo

Milan: G.Donnarumma; Conti, Kjaer, Romagnoli, Calabria; Kessie, Bennacer; Paquetà, Bonaventura, Calhanoglu; Rebiç

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *