Keidi Bare është një lojtar i rëndësishëm i Malagas dhe ka shkëlqyer në sezonin e fundit. Kjo ka sjellë interesimin e shumë klubeve për mesfushorin shqiptar që dëshirohet nga çdo trajner, sipas asaj që u shpreh vetë tekniku i Malagës.
Në një intervistë për “AS”, Bare u shpreh se nuk do të largohet nga Malaga deri në momentin që klubi nuk do të ketë nevojë me patjetër për të mbushur arkat.
“Nëse klubi vendos që Keidi Bare të largohet sepse ka nevojë për para, atëherë do më duhet të largohem pasi nuk kam zgjedhje tjetër. Gjithsesi unë nuk dua të largohem. Ndihem i lumtur, si në shtëpi. Me kokën time jam këtu, nëse vendosin të largohem atëherë nuk kam zgjidhje tjetër. Nuk dua të lodh shumë kokën se kush jam dhe çfarë më mungon”, ka thënë Bare. /Sport Ekspres/