Iluzioni optik dhe audio e FIFA-s, kështu mbyllet ndeshja e parë në “La Liga” pas COVID-19

Futbolli është kthyer edhe në Spanjë, atje ku në mbrëmjen e sotme është mbyllur ndeshja e parë pas COVID-19. Sevilja ka arritur të fitojë ndaj Betisit në shifrat 2-0 falë golave të ardhur nga Okampos dhe Fernando.

Por kjo përballje ka pasur edhe disa të veçanta për mënyrën sesi është paraqitur për shikuesit. Në Spanjë kanë menduar shumë që këta të fundit të mos mërziten si të ishin duke ndjekur një miqësore.

Për këtë arsye ishte EA Sport, kompania e videolojës FIFA që në aksionet e rëndësishme vendoste edhe reagimin e tifozëve me audion e rregjistruar. Nuk mbyllet vetëm këtu, pasi një kompani norvegjeze ka shpalosur gjithë teknologjinë duke projektuar mbi stolat e boshatisur tifozët, me një iluzion optik të nivelit të lartë për të zbehur zbrazëtinë e takimit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *