“Nuk po e them për batutë”, Hallaçi ndez Superioren: Kukësi e mund patjetër Tiranën, jemi më të mirë

Tirana është me një dorë në titullin kampion, ndërsa vazhdon të jetë e pandalshme në rrugën e saj. Pavarësisht fitoreve që vijnë nga ana tjetër për Kukësin, nuk ka ndryshuar diferenca prej 9 pikësh. Ndërkohë kampionati vazhdon dhe te verilindorët nuk është humbur shpresa, duke parë edhe ndeshjen direkte që kanë këto ekipe. I pranishëm në “Pressing”, Hallaçi nuk ka dyshime se Kukësi do fitojë ndaj Tiranës

“Nuk është për batutë, ne e diskutojmë gjithmonë. Ndeshjen me Tiranën do e fitojmë me patjetër, kemi shumë kualitet në skuadër. Kemi ekip më të mirë si skuadër, e besojmë këtë gjë. Tirana do të shkojë edhe në Durrës. Nëse Tirana e fiton kampionatin, do i themi suksese, por është herët për t’i thënë suksese”, tha Hallaçi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *