VIDEO/ Çfarë distance? Derbi i Beogradit sjell futbollin si më parë, 25 mijë tifozë i vënë flakën stadiumit

Në një kohë kur në gjithë botën po rikthejnë futbollin me stadiume të bohatisura, në Serbi guxojnë më tepër dhe stërmbushin tribunat. Derbi i Beogradit njihet për rivalitetin e madh dhe për tifozerinë e zjarrtë, që jo pak herë shkon edhe në dhunë. Por derbi mbetet derbi dhe nuk e meriton të luhet me stolat bosh. Në mbrëmjen e djeshme kanë qenë plot 25 mijë tifozë të pranishëm për të parë gjysmëfinalen e Kupës së Serbisë, që ka përfunduar me fitoren minimale 1-0 të Partizanit të Beogradit.

Kjo përballje shënohet si e para pas rikthumit ku masat e sigurisë flaken tutje dhe nuk ka asnjë ndryshim nga më parë. Distanca dhe rregullat e tjerë të protokolleve nuk janë zbatuar, ndërsa të 25 mijë tifozët i “kanë vënë flakën“ stadiumit dhe i kanë rikthyer lojtarëve emocionet e vërteta të munguara nga spori më i ndjekur në Europë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *