Kukësi ia ka arritur të fitojë mes vështirësive në ndeshjen e parë të çerek-finales së Kupës së Shqipërisë. Verilindorët kanë shënuar golin e avantazhit në sekondat e fundit të takimit, ku Lulaj do i jepte triumfin në transfertën me Apoloninë. Në një prononcim për emisionin “Gol pas goli” në “Supersport” Orges Shehi ka analizuar duelin e sotëm dhe duket i kënaqur me atë çfarë kanë dhuruar në fushë lojtarët e tij.
“Ishte një ndeshje të cilën e dominuam, ndonëse nuk arritëm të finalizonim siç duhet dhe vuajtëm jo pak për të marrë rezultatin. Megjithatë më kënaq fitorja, që erdhi në një moment kur gjithçka po shkonte drejt barazimit. Sot aktivizuam shumë lojtarë dhe jam i kënaqur me performancën e të gjithëve, edhe të të rinjve. U munduam të aktivizojmë sa më shumë futbollistë për t’i mbajtur në formë të gjithë. Tani duhet të punojmë për të menaxhuar më mirë situatat që krijojmë në favorin tonë”, ka thën Shehi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/