Kupa e Shqipërisë/ Tirana fiton si në tenis dhe i kujton Besëlidhjes se nuk është Partizani, Kukësi fiton në frymën e fundit

Janë mbyllur takimet e para të fazës çerek-finale të Kupës së Shqipërisë. “Hirushja” e këtij kompeticioni është gjunjëzuar ditën e sotme përpara hapit të pandalshëm të Tiranës. Ai gol që në minutën e 11 do i jepte shpresë Besëlidhjes për një përsëritje të historisë, por bardheblutë i tregojnë se janë shumë larg Partizanit. Tirana ka fituar me një rezultat tenistik, duke e mbyllur takimin në shifrat 5-1. Një takim thuajse i mbyllur ky dhe tani Egbo mund të përqendrohet sërish vetëm te kampionati.

Ndërkohë  Kukësi është befasuar për  një moment në Fier, ku ka fituar në frymën e fudnit. Apolonia nuk u duk një kundërshtar që mund të kalohjt me lehtësi, duke i hapur punë Orges Shehit, që nuk ka marrë një fitore vetëm në sekondat e fundit të takimit. Sa i përket dy përballjeve të tjera, Vllaznia është shtangur në fund nga Teuta, duke e mbyllur me shifrat 2-2 në “Loro Boriçi”, ndërsa Bylisi ka thyer ecurinë pozitive të Ilir Dajës, duke mposhtur skënderbeun me shifrat minimale 1-0./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Tirana-Besëlidhja 2-1, Batha (p) 26′, Kale 37′, 68′, Torasa 62, Sidibe 81’/ Hoxha 11′

Apolonia-Kukësi 1-2,  Ekemini 72’/Cooper 32′, Lulaj 90’+3′

Vllaznia-Teuta 2-2, Zogag 7′, Hygor 22’/ Kallaku 78′, Kapllani 90’+3′

Bylis-Skënderbeu 1-0, Barjamaj 56′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *