Videoja e postuar në rrjetet sociale i kushton Dele Alli-së ndeshjen hapëse rikthimit të Premier League kundër Manchester United. Mesfushori i Tottenham është dënuar nga Federata angleze me një ndeshje pezullim si dhe 50 mijë paund gjobë, ndërsa do i duhet të ndjekë kurs edukimi ballëpërballë pas thyerjes së rregullores.
Gjithçka ka të bëjë me videon e postuar nga ylli anglez më 6 shkurt, ku në profilin e tij në “Snapchat“ shfaqej si një burrë aziatik dhe tallej me Koronavirusin. Dele Alli ka reaguar pas këtij vendimi në “Twitter“ dhe kërkon falje sërish për veprimin e tij. Mesfushori i Tottenham gjithashtu falenderon Federatën që nuk e ka cilësuar veprimin e tij si rracist, pasi është kundër këtij fenomeni në të gjitha format./Halit Delibashi-Sport Ekspres