Mario Baloteli i ka ndarë rrugët me Breshian dhe nuk do të jetë më pjesë e kësaj skuadre. Presidenti i ekipit e ka bërë të qartë se sulmuesi do të largohet për shkakun se do të rrezohen në Serinë B. Por njëkohësisht edhe të lodhur me problematikat e shumta që vijnë nga një lojtar i tillë.
Pavarësisht të gjithave, Baloteli është paraqitur në qendrën stërvitore “Torbole Casaglia” në mëngjesin e ditës së sotme. Në shoqërinë e një miku të tij dhe 20 minuta para nisjes së stërvitjes, i duhej të largohej sërish.
Këtë herë jo për shkakun e dëshirës personale, por te hyrja ka qenë një pjesëtar i klubit që i ka thënë se i ndalohej për t’u stërvitur me skuadrën. “Tani thoni që unë nuk dua të stërvitem”, ishte përgjigja e shkurtër e dhënë për mediat e pranishme. /Sport Ekspres/