Vllaznia prezanton trajnerin e ri pas largimit të Jonuz: Nuk është kohë e zezë, pse jo të arrijmë në Europë

Vllaznia e ka prezantuar trajnerin e ri pas largimit të Mirsad Jonuz. Bëhet fjalë për Hysen Dedja, që do të marrë drejtimin e ekipit duke filluar që nga ndeshja e ardhshme. Vetëm pak më parë ka ardhur edhe prezantimi para mediave. Mes emocionit të madh për këtë përgjegjësi të dhënë, Dedja ka folur edhe objektivat e skuadrës për të ardhmen.

“Duhet të jem i sinqertë, që kur mora telefonatën e Suad Licit, kisha shumë emocione. Është përgjegjësi e madhe që të vish në Shkodër. Gjithçka e lidh me stadiumin dhe tifozët. Kontrata ime është për këto 8 javë, bashkë me Kupën. Për objektivat, unë isha i pari që thashë se Vllaznia ka brumë brenda dhe nuk i di problemet e mëparshme. Objektivat do të jenë të mëdha, që të rreshtohemi në mesin e tabelës, pse jo edhe në Kupat e Europës. Nuk është kohë e zezë për Vllazninë, ka hyrë në shina, duke parë edhe pikët që ka mbledhur. Drejtimi ka qenë e mirë dhe ekipi ka prodhuar futboll”, tha Dedja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *