Nuk mbaron ankthi për Khabib Nurmagomedov/ Babai i kampionit të botës vazhdon të mbetet në gjendjen kritike për jetën pas infektimit me COVID-19

Babai i kampionit në peshën e lehtë në UFC, Abdulmanap Nurmagomedov, mbetet në gjendje kritike pasi u infektua me COVID-19. Ai vuante nga probleme të tjera shëndetësore, por dalja pozitiv me koronavirus ia përkeqësoi kushtet shëndetësore.

Infermierët në Dagestan, e cila është dhe vendlindja e familjes Nurmagomedov, i dhanë një kurë të gabuar duke e detyruar Khabibin ta dërgojë babain menjëherë në spitalin e Moskës. Prej më shumë se 1 muaji Abdulmanap ndodhet në gjendje kome.

Sipas një të afërmi të familjes, Ramazan Rabadanov, trajneri i njohur nuk ka treguar shenja pozitive edhe pse pati spekulime nga mediat që kishte patur përmirësim në shëndetin e tij. Për një intervistë të dhënë për median lokale “TASS” Rabadanov u shpreh tejet pesimist për situatën aktuale.

“Nuk ka asnjë ndryshim, gjithçka mbetet e errët. Ne po presim të ndryshojë diçka, e dimë që është i fortë. Khabib gjendet pranë babait të tij, por atij i duhet edhe të stërvitet shumë. Jemi në pritje, por duket shumë vështirë.”- u shpreh Ramazan Rabadanov. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *