Partizani-Kukësi ishte kryendeshja e kësaj fundjave që ka përfunduar në shifrat 1-3. Një fitore e lehtë kjo për verilindorët që nuk kanë pasur shumë probleme ndaj kryeqytetasve për të mbajtur shpresën e fitimit të titullit kampion.
Por ky takim kishte edhe disa raste të diskutueshme, ndërsa Lorenc Jemini i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” ka thënë se Partizanit i janë mohuar dy penallti, por nga ana tjetër i është falur edhe një karton i kuq.
Minuta e 10, ndërhyrja ndaj Bardhit: “ Sikur të mos mjaftonin hallet e Partizanit, i mohoet kjo penallti e pastër. Arbitri vetëm pesë metra larg dhe rrjedha e ndeshjes mund të ndryshonte. Të paktën duhet t’i lënë ekipet në hallet e tyre”.
Minuta e 70, ndërhyrja e ashpër e Solomon: “Kartoni i kuq duhej të jepej për Solominin. Nuk jepet as faull fare, nuk e di ku e ka mendjen arbitri, vetëm një metër larg”.
Minuta e 90’+4’, ndërhyrja e Teqjas: “Një tjetër penallti për Partizanin se lojtari i Kukësit shkon me bërryl nga mbrapa. Nuk është flagrante, por duhej të jepej, ndërsa ky takim ka pasur edhe 6 arbitra. Të tregohen më të kujdesshëm”. /Sport Ekspres/