“Nuk ka faj Sormani dhe drejtuesit e Partizanit”, Redi Jupi ka tjetër ide për kampionët në fuqi: Edhe sikur ta kishin, jo deri këtu…

Partizani ndodhet në një krizë totale në Superiore teksa numëron 5 humbje radhazi dhe pas dështimit ndaj Kukësit ka shkuar në vendin që të dërgon në “Play-Out”. Të gjithë fajësojnë trajnerin Sormani për këto rezultate, duke kërkuar shkarkimin e italianit. Por në këtë mendim nuk është Redi Jupi, që i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” ia lë përgjegjësinë e faturës së dështimit lojtarëve.

“Po nuk bëhet fjalë për fajin e trajnerit apo të drejtuesëve të skuadrës te Partizani. Ajo që kërkohet është impenjimi i lojtarëve, nuk po japin maksimumin nga vetja e tyre. Kjo duket qartë. Edhe nëse marrim rastin se ka dështuar trajneri apo drejtuesit. Partizani nuk duhej të ishte në këtë vend sot atëherë, për “Play-Out”. Nuk i ka Partizani lojtarët për të përfunduar këtu”, ka thënë Jupi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *