Gazetari analizon merkaton e Napolit, Giordano: Rashica nuk më bind, Zapata është shumë më i mirë

Emri i Milot Rashicës ka qenë një nga më të lakmuarit gjatë kësaj “merkatoje pandemie”. Të paktën për drejtuesit sportive kjo ishte një kohë e falur e cila shërbeu për të përzgjedhur lojtarët që vërtet ka nevojë një skuadrër. E kështu mes disa ekipeve, Rashica u përfol edhe për një afrim te Napoli. Nën drejtimin e Gattusos, të kaltruit po luftojnë për një vend në Europa League.

Kriza brenda ekipit dhe lojtarëve do të detyrojë napoletanët të freskojnë ekipin me emra të rinj. Por Rashica sipas gazetarit  Antonio Giordiano, i cili ka folur për Marte Sport Live, nuk është i duhuri për Napolin. Në zgjedhjen dhe preferencat e tij duken të tjerë lojtarë teksa përjashton afrimin e sulmuesit shqiptar.

“Emri i parë që më vjen në mendje për krahun e majtë të sulmit të Napolit është Jeremie Boga. Në të djathtë Milot Rashica nuk më bind për Napolin, ndërsa Duvan Zapata është një lojtar shumë i mirë, por që shpërtheu vonë. Zapata njihej pak dhe te Napoli erdhi si një futbollist misterioz. Nëse Napoli do të rrëmbente ndonjë futbollist nga Roma do të preferoja Chengiz Under më shumë se sa Nicolo Zaniolo”./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *