5 humbje radhazi/ Partizani po prek fundin me Sormanin, humbja me Kukësin e çon në play out

Kukësi nuk ka bërë surpriza ditën e stome edhe pse përballë kishte ekipin e Partizanit. Këta të fundit mbajnë petkun e kampionit, por fatkeqësisht fusha po tregon se është shumë larg ekipi të sezonit të shkuar. Verilindorët kanë fituar bindshëm dhe me lehtësi me shifrat 1-3, duke i dhënë kështu humbjen e 5-të radhazi “demave të kuq”. Goli i parë do të vinte në fund të pjesës së parë, ku Abazaj tregon klasin e tij dhe me një lëvizje mjeshtërore shmang mbrojtësin kundërshtar dhe tund rrjetën.

Fillimi i fraksinit të dytë të lojës do të vinte me gol në portën e Partizanti, megjithëse këtë herë nuk do të ishte një nga lojtarët kuksian që do të dërgonte topin pas shpinës së Teqjas, por një gjë të tillë do e bënte Boldor me anë të një autogoli. Kur kronometri do të shënonte 60 minuta të luajtura, Et’hemi gjunjëzon “të kuqtë” me një parabël mjaft të bukur.

Ndërkohë 11 minuta më vonë Solomon i jep kryeqytetasve golin e nderit. Partizani prek kështu fundin me Sormanin në krye të pankinës. 5 disfata të njëpasnjëshme janë vërtetë shumë për një klub si ai i kampionëve në fuqi, e aq më tepër tani që ka kapur vendin e play out e bashkuar kjo edhe me fitoren e Bylisit ndaj Teutës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Partizani: Teqja, Bitri, Belica, Boldor, Trashi, Broja, Telushi, Melo, Llanaj, Braun, Bardhi.

Trajner: Adolfo Sormani

Kukësi: Xhika, Maliqi, Lulaj, Obanor, Musta, Ethemi, Musolli, Rroca, Gavazaj, Abazaj, Shkurtaj.

Trajner: Orges Shehi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *