Fëmijëri e kaluar me trauma/ Mauro Ikardi mbronte nënën nga babai që e rrihte, derisa erdhi…Wanda Nara

Nga Klaudio Ndreca

Mauro Ikardi ka kaluar një fëmijëri shumë të vështirë dhe që ka lënë trauma të mëdha. E si mund të rritesh i qetë në një familje ku kryefjala është dhuna? Kurrsesi! Kjo i ka ndodhur sulmuesit të PSG-së, që në një moshë shumë të hershme është detyruar të përballet me skena të tmerrshme.

Babai i tij abuzonte me nënën duke e rrahur dhe shpeshherë ishte Mauro që i dilte në mbrojtje. Këtë e ka zbuluar motra, Ivana Ikardi, që shprehet: “Vëllaim im dhe unë jetuam për një kohë të gjatë bashkë. Ishte në konflikt me babain e tij dhe përpiqej ta mbronte nënën sepse shpesh e rrihte. Madje unë kam menduar shumë herë sesi ta vrasë babain”, u shpreh Ivana.

Kjo e fundit është shumë e lidhur me Mauron, ndërsa të vetmin konflikt e ka pasur për Wanda Naran. Madje duke e shprehur edhe publikisht në media para disa vitesh, duke theksuar se që në momentin që Nara hyri në jetën e Mauros, kishte harruar edhe familjen e tij. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *