Superiorja do të ngrejë siparin ditën e sotme pas afërsisht 3 muajve mungesë. Plot 4 ndeshje do të luhen në orën 15:00, ndër të cilat edhe Laçi me Teutën. Kurbinasit kanë marrë masat e nevojshme për të zbatuar protokollin e hartuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, ndërsa kanë disinfektuar ambientet e stadiumit për të qenë gati për zhvillimin e takimit.
Nga “Supersport” zbulohet se i pranishëm në stadiumin e Laçit do të jetë edhe vetë kreu i FSHF-së, Armand Duka. Presidenti i Federatës ka vendosur të mbikëqyrë nga afër edhe mbarëvajtjen e takimit, ku do të shohë edhe zbatimin e masave të përcaktuara nga qeveria e futbollit shqiptar dhe të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/