E FUNDIT/ 24 orë para ndeshjes! Një lojtar i Bylisit rezulton pozitiv me Koronavirus, e ka marrë në Shkodër

Një rast i lojtarit të prekur me Koronavirus vjen edhe nga Shqipëria. Ky është raportimi më i fundit i “Procesi Sportiv”, ku gjithçka ka ndodhur vetëm 24 orë përpara rinisjes së Superiores.

Bëhet fjalë për një prej lojtarëve të Bylisit, që në testin e bërë ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Nga informacionet e para që janë marrë thuhet se në kontakt me virusin ka rënë për shkakun se ka qenë në Shkodër. Një rast i tillë shton disi frikën kur duhej edhe pak për rifillimin e futbollit në Shqipëri, ndërsa tani do të bëjnë testimet të gjithë lojtarët ballshiot, pasi janë stërvitur në grup.

Por nga ana tjetër shembujt që vijnë nga Gjermania e qetësojnë disi situatën, ku pavarësisht rasteve të pakëta që ka pasur me Koronavirus te lojtarët, nuk kishim të bënim me një shpërthim të gjendjes. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *