E nis me një ngushëllim për humbjen e Dorianit, Ilir Daja: Luajmë ndaj kampionëve në fuqi, në Shqipëri jetojmë…

Ilir Daja ka folur përpara ndeshjes që Skënderbeu do të ketë përballë Partizanit. Një sfidë e vështirë kjo për korçarët që vijnë pas disa fitoreve dhe rezultateve pozitive të marra radhazi. Trajneri kërkon maksimumin nga futbollistët, duke e vendosur në qendër të vëmendjes faktin se flitet për përballjen kundër kampionëve në fuqi të Superiores, pavarësisht se këtë sezon nuk janë paraqitur në mënyrë të duhur. Intervistën e dhënë për “Pressing”, Daja e nis me një ngushëllim për ndërrimin nga jeta të Dorianit.

“Përpara se të flasim për Skënderbeun, duhet të shprehim njëherë ngushëllimet për familjen e Dorianit, që është ndarë nga jeta dhe ka humbur betejën me sëmundjen. Sa i përket kampionatit, nuk mund të bëhen parashikime në këtë moment. Ne luajmë ndaj kampionëve në fuqi dhe nuk do të sakrifikojmë asnjë lojtar. Stërvitja që kanë bërë ekipet e tjera kur ishte e ndaluar? Po në Shqipëri jetojmë dhe informacioni merret vesh, pasi jemi vend i vogël. Por ne nuk do merremi me justifikime dhe do të shohim veten tonë, që kemi dy javë që kemi nisur stërvitjen”, ka thënë Daja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *