Post-pandemia ka sjellë edhe ndryshime të rëndësishme në futboll. Një prej tyre lidhet edhe me numrin e zëvendësimeve të lejuara gjatë një ndeshjeje. Nga 3 ky numër shkoi në 5, duke marrë edhe miratimin e FIFA-s dhe UEFA-s. Kalendari i ngjeshur periudha e gjatë jashtë fushave të lojës kanë sjellë një vendim të tillë, në mënyrë që të ruhen lojtarët nga dëmtimet e mundshm.
Por as 5 zëvendësime nuk mjaftojnë për Chelsea-n e Lampard. Klubi londinez ka paraqitur një kërkesë zyrtare në Premier League që të lejojë 7-9 ndërrime gjatë një ndeshjeje, në dukje kjo një ide paska e çmendur. Sipas “Daily Mail” ky propozim do të kërkojë edhe votën e klubeve të tjera të elitës angleze në takimin e ardhshëm që do të mbahet ditën e enjte.
Dëshira e Lampard është ta mbyllë kampionatin në zonën që të sigurojë kalimin në Champions League dhe për të arritur këtë qëllim rritja e numrit të zëvendësimeve mund t’i shërbejë më së miri, duke mbajtur grupin të freskët dhe të padëmtuar. Megjithatë duhet të presim për përgjigjen e Premier League, por 9 ndërrime janë vërtetë shumë për një takim dhe do i humbiste vlera e një ndeshje zyrtare, që më shumë do të ngjasonte me një miqësore./Halit Delibashi-Sport Ekspres/