Amerika prej disa ditësh është nën flakë për shakak të humbjes së jetës të një shtetasi me ngjyrë. George Floyd humbi jetën si pasojë e bllokimi të frymarrjes nga ana e një polici gjatë arrestimit të tij. Edhe Europa e ka dënuar këtë akt duke e cilësuar si një vrasje e qëllimshme dhe rraciste. Edhe futbolli është sensibilizuar me këtë rast duke shprehur ngushëllime.
Shembulli më i fundit vjen nga ndeshja mes Paderborn dhe Dortmund ky dy lojtarë të kësaj të fundit kanë kërkuar një drejtësi për ngjarjen e rendë. Hakim dhe Sancho pas realizimi të golave shfaqën mesazhin dedikues për humbjen nga jeta të afro-amerikanit. “Drejtësi për George Floyd”-shkruhej në mesazhin e lojtarëve duke dënuar njëkohësisht edhe rracizmin e njerëzve me ngjyrë./Sport Ekspres/